Kanë hyrë zyrtarisht në fuqi tarifat që do të zbatohen për përdorimin e Tunelit të Llogorasë, duke finalizuar kështu procesin për fillimin e pagesave nga përdoruesit e rrugës.
Vendimi është formalizuar përmes një Udhëzimi të Përbashkët të nënshkruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.
Udhëzimi, i cili ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, detajon tarifat e ndara në pesë kategori të ndryshme automjetesh, me çmime që variojnë nga 100 lekë deri në 5,000 lekë. Të gjitha tarifat e përcaktuara përfshijnë edhe TVSH-në.




