Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, po kalon një sezonë fantastike në Serie A me ekipin e tij Sassuolon.
Muric ishte heroi i Sassuolos në përballjen ndaj Hellas Veronës, ku ndali 9 herë topin që të shkonte në portën e tij, gjë që i dha tre pikë Sassuolos në tabelë.
Pas kësaj paraqitje Muric u vlerësua me notën më të lartë mesatare në ”SofaScore”, me 10 pikë total.
Kjo notë është më e larta që ka arritur ndonjë portier të marrë në top pesë ligat europiane.
Muric gjithashtu është portieri më notën më të mirë mesatare deri më tani këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane, me një vlerësim prej 7.78.




