Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1898 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 9 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 18 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale, dhe një me fatalitet.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 12 persona, ndërsa 6 persona janë mbajtur në paraburgim. Kurse 1 person është dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit.





