Presidentja e Republikës së Kosovës merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Durrës, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.
Takimi i këtij viti do të fokusohet në përspektiven evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në forcimin e vashkëpunimit rajonal me fokus në Planin e Rritjes së Rajonit të propozuar nga BE.
Ky Samit organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë kurse do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.
“Interesa të përbashkëta, angazhimi i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”, është tema që do të diskutohet në këtë takim.




