Universiteti i Prishtinës ka nderuar me çmimin “Alumni Nderi i UP-së” Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Presidentja Vjosa Osmani e quajti emocion që nuk përshkruhet lehtë nderimin që iu bë asaj dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit me çmimin “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”. Ajo, tërthorazi, tha se kombi nuk ka arsye të frikësohet nga e ardhmja, meqenëse përmes UP-së, ai po e nderon atë dhe Kurtin.
“Një komb që nderon dijen, nuk ka asnjëherë asnjë arsye që të frikësohet nga e ardhmja”, tha ajo, e pafrenuar nga ndonjë dozë modestie. Studentët si ajo dhe Kurti, Osmani tha se janë “ambasadorët më të mirë të Kosovës në botën e dijës”

Pas presidentes, Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka pranuar titullin “Alumni Nderi të Universitetit të Prishtinës”.
Kurti në fjalën e tij tha se, ai e sheh vetën të afërt dhe të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e UP-së.
Sipas tij Universiteti “Hasan Prishtina” duhet të jetë domethënia më e madhe ndërkombëtare e jona dhe është detyrë ta bëjmë këtë universitet më të lartin në rajon.





