Në një video mesazh të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, u bë prezantimi i prurjes më të re tek Kombëtarja e Kosovës.
Albian Hajdari tregon se vendimin për të lënë Zvicrën e bëri vetëm për Kosovën, duke thënë se për botën është e vogël Kosova por për të është sa krejt bota.
Hajdari pritet që debutimin e tij për Kosovën ta bëj tek dy ndeshjet e tetorit, ato ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Qendërmbrojtësi 22 vjeçar karrierën e ka nisur në Basel, për tu transferuar më pas tek Lugano në vitin 2022 ku qëndroi deri më 2025 dhe më pas u transferua tek Hoffenheim.




