Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ministrja në detyrë e Ekonomisë kanë vizituar termocentralin Kosova B, pas përfundimit të punimeve në Njësinë B2
Gjatë vizitës, kryeministri Kurti vlerësoi këtë arritje si një nga projektet më të rëndësishme nga Korporata Energjetike e Kosovës.
Kurti tha se kjo punë e kryer garanton stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për të gjithë vendin, dhe përgëzoi punëtorët e KEK-ut për këtë arritje kaq të madhe.
Sipas Kurtit, kapaciteti prodhues i njësisë B2 është rritur me 35 megavat-orë, duke ruajtur parametrat bazë të funksionimit dhe kur bashkohet me njësinë B1 që ka 277 megavatë, kapaciteti total i Termocentralit Kosova B arrin afërsisht 600 megavatësh.




