Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 54 raste të reja gjatë periudhës njëjavore nga data 3 deri më 10 tetor 2025, në të gjitha rajonet e Kosovës.
Prej tyre, 51 raste lidhen me dhunë në familje, ndërsa rastet e tjera përfshijnë 1 rast dhunim, 1 rast tentim dhunimi, 1 rast shkelje e Urdhrit për Mbrojtje.
Përveç trajtimit të drejtpërdrejtë të viktimave, ZMNV ka realizuar edhe veprimtari tjera mbështetëse si 4 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje të parashtruara në gjykatë, 9 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente, 4 kërkesa për ndryshim të urdhrit ekzistues, 3 kërkesa për ndërprerje të urdhrit të mbrojtjes.Po ashtu, janë përgatitur 11 aktvendime të aprovuara, 2 aktvendime të refuzuara, 7 parashtresa të ndryshme ligjore, 69 këshilla juridike për viktima.
ZMNV njofton se ka marrë pjesë në 77 seanca gjyqësore, 15 seanca në prokurori.
Gjithashtu 9 aktgjykime dënuese janë shpallur gjatë kësaj periudhe, 1 rast është referuar te psikologu klinik, 3 vendime janë marrë për kompensimin e viktimave, 5 kërkesa janë parashtruar për kompensim nga fondi për viktima, 3 raste janë përfaqësuar në polici dhe 1 rast është përfaqësuar në strehimore.




