Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Debatik Currit si trajner të ri pas largimit të Ardian Nuhiut.
Debatik Curri karrierën si trajner e ka filluar si asistent trajneri te Prishtina që nga viti 2018 e deri në 2023 ku ka fituar edhe Kupën e Kosovës, më pas si asistent trajneri edhe te ekipi Suhareka deri tani.
Lajmin për emërimin e Currit si trajner e ka dhënë edhe faqja e klubit të gjilanit në rrjetin social Facebook, duke i uruar mirëseardhje në klub.





