Pas raportimeve për manipulim të mundshëm të votave në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës sot do të dërgojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kjo është bërë e ditur nga anëtari i kësaj partie, Betim Gjoshi.
Në njoftimin e Gjoshit thuhet se vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.
Njoftimin për ankesë e ka bërë të ditur mbrëmë edhe Valon Brahimi nga ky subjekt politik, i cili tha se në sistemin demokratik të Kosovës jemi të interesuar që të mos cenohet legjitimiteti i votës së qytetarëve dhe të mos dëmtohet ligjshmëria.




