Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, priti ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Në takim u riafirmua mbështetja e vazhdueshme e Holandës për Kosovën dhe u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane.
MPJD-ja thekson përkushtimin për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.




