Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas raportimeve për tentativën e largimit të billbordit me fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.
Peci mohoi se fotografia e tyre ishte cak për heqje dhe tha se autoritetet komunale kanë rekomanduar që të bëhet përjashtim vetëm për billborde që mbajnë figurat e Thaçit dhe Veselit.
Ai shtoi se rekomandimi u bë për shkak të rrethanave specifike dhe jo për favorizim politik.
Gjatë ditës, punëtorë të kompanisë për largimin e billbordeve u panë në terren, por disa qytetarë ndërhynë për të mos lejuar heqjen e fotografive të ish-krerëve të UÇK-së.
Në vendngjarje ishte i pranishëm edhe Arian Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së në Kuvend dhe ish-kandidat për kryetar të Mitrovicës së Jugut.




