Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj kërkesave për heqjen e TVSH-së dhe akcizës për derivatet, duke i cilësuar ato si joserioze dhe populiste.
Në një reagim publik, AKB thekson se këto taksa janë të rregulluara me ligj dhe çdo ndryshim mund të bëhet vetëm përmes procedurave ligjore dhe miratimit në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tyre, deklarata të tilla krijojnë konfuzion te bizneset dhe qytetarët dhe dëmtojnë besueshmërinë e përfaqësimit ekonomik.
AKB shton se politikat fiskale kërkojnë analizë, profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke bërë thirrje për maturi nga akterët publikë dhe duke theksuar se ekonomia nuk duhet të përdoret për deklarata populiste apo efekte mediatike.




