Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, ka shprehur mbështetje për Kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë para ndeshjeve të rëndësishme jashtë vendit.
Në një postim në Facebook, ai theksoi rëndësinë e këtyre përballjeve për tifozët dhe gjithë kombin, duke përmendur ndeshjet Kosovë–Sllovaki dhe Shqipëri–Poloni.
“Kosova me Sllovakinë, Shqipëria me Poloninë, të dyja në sytë e gjithë kombit. Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore,” shkroi Kurti, duke vlerësuar talentin dhe potencialin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.
Ai shtoi se ëndrrat janë për guximtarët dhe se suksesi i Kombëtareve, “Kuqezinjve dhe Dardanëve”, plotëson aspiratat për një prezencë të fortë në Botëror.




