Partia Demokratike e Kosovës zhvilloi sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar për të diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend. PDK theksoi se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se do të ndjekë hapat institucionalë të përcaktuar.
Në ditët e ardhshme, Kryesia do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Drejtues për të formalizuar qëndrimet dhe veprimet e ardhshme politike.
Partia do të njoftojë opinionin publik për datën, kohën dhe rendin e ditës së kësaj mbledhjeje.




