Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në total 133 vite burg për 17 të pandehur të akuzuar për kultivimin e 870 kilogramëve kanabis në sera të mbyllura në Berat, të zbuluara në vitin 2022.
Dënimet më të larta, nga 13 vite burg, janë kërkuar për Sadetin Hasaj dhe Blerim Xhekën, ndërsa të pandehurit e tjerë përballen me dënime nga 5 deri në 10 vite. Ata po gjykohen me procedurë të shkurtuar, që mund të sjellë ulje të dënimit.
Operacioni u zhvillua më 10 nëntor 2022, ndërsa të akuzuarit dyshohen për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.




