Çaji i kamomilit njihet për vetitë e tij shëndetësore, falë përmbajtjes së antioksidantëve. Ai ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, përmirëson shëndetin e lëkurës dhe kontribuon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.
Po ashtu, kamomili forcon sistemin imunitar dhe ndihmon organizmin të luftojë bakteret, sidomos gjatë periudhave të ftohjes.




