Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 30 mars, nga ora 11:00.
Në rend të ditës do të jetë propozimi i agjendës për seancën e ardhshme plenare, ku pritet të shqyrtohen disa projektligje që lidhen kryesisht me marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë programe me Bashkimin Evropian dhe projekte energjetike e infrastrukturore.
Po ashtu, do të trajtohen edhe çështje organizative, si formimi i komisioneve ad-hoc dhe emërime në komisione parlamentare.




