Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe reshje të herëpashershme shiu, sipas parashikimeve meteorologjike.
Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu që do të shfaqen në intervale të ndryshme kohore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 5°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare, rreth 1–6 m/s.
Të dielën pritet një mot i ngjashëm, kryesisht i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në disa zona mund të ketë riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6°C deri në 9°C. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.




