Natën nga e shtuna në të diel, qytetarët e Kosovës do të zhvendosin akrepat e orës një orë përpara, nga ora 2:00 e mëngjesit në 3:00, duke filluar kështu orën verore.
Ora verore do të përfundojë më 25 tetor, kur akrepat do të zhvendosen një orë prapa. Ky ndryshim bëhet sipas rregullave të Bashkimit Evropian, që parashikojnë fillimin e orës verore të dielën e fundit të marsit dhe rikthimin në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit.
Si rezultat, qytetarët do të humbasin një orë gjumë, por ditët do të zgjasin më shumë.




