Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri të ditur se nënat lehona në marrëdhënie pune, të cilave nuk u është ekzekutuar paga e 13-të e plotë, duhet të paraqesin kërkesë në institucionet ku janë të punësuara.
Murati shtoi se pagesa do t’u ekzekutohet në muajin e ardhshëm, nëse ka pasur ndonjë gabim në deklarimin nga institucioni.
Ai sqaroi se gjatë pushimit të lehonisë, pagat e 13-ta llogariten si për një punonjëse me orar të plotë dhe gabimet mund të korrigjohen lehtësisht.
Paga e 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik është ekzekutuar dje në llogaritë bankare.




