Ushtarët e KFOR të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) kanë zhvilluar stërvitje me helikopterë në Camp Villaggio Italia në Pejë.
Sipas njoftimit zyrtar, këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet mjeteve ajrore dhe trupave tokësore. Stërvitjet janë fokusuar në transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe menaxhimin e situatave emergjente.
Në deklaratë theksohet se përmes këtyre ushtrimeve, personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situative dhe demonstron angazhimin e vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.




