Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, duke thënë se kjo po ndodh si pasojë e mosveprimit të saj.
Ai tha se çmimi i naftës ka arritur deri në 1.80 euro për litër, duke u bërë i papërballueshëm për qytetarët e vendit.
Mustafa theksoi se kjo rritje nuk ndikon vetëm tek karburanti, por rrit koston e transportit, prodhimit dhe furnizimit të produkteve të tjera.
Ai kritikoi qeverinë se, ndërkohë që familjet dhe bizneset përballen me kosto më të larta, shteti përfiton nga taksat e larta mbi naftën, duke u bërë fituesi kryesor i kësaj situate.




