Në një ndeshje të tensionuar në kryeqytet, Theranda arriti të mposhtë Borën me rezultat 79:83 (19:23, 23:14, 16:15, 21:31), duke siguruar një fitore të rëndësishme në luftën për vendin e katërt.
Vendasit dominuan deri në periudhën e tretë, duke krijuar një epërsi prej 14 pikësh (57:43), por mysafirët arritën të përmbysin rezultatin dhe të marrin fitoren.
Scott Bamforth, MVP i javës në Ligën Unike, shkëlqeu me 38 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime, ndërsa te vendasit Tyler Cheese shënoi 21 pikë, me gjashtë kërcime dhe katër asistime.




