Sot, u.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, mirëpriti Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endri Shabani, i shoqëruar nga një delegacion, së bashku me Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj.
Gjatë takimit, u diskutua për rolin dhe rëndësinë e këtyre institucioneve në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Po ashtu, u shqyrtuan praktikat më të mira të raportimit të këtyre institucioneve në kuvendet përkatëse dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.




