Komentatori politik Halil Matoshi, në emisionin Politiko, ka kritikuar partitë opozitare të Kosovës, duke i quajtur “grupe të atomizuara dhe detronizuara”. Ai tha se rivaliteti mes tyre shpesh është më i madh sesa ai me pushtetin qeverisës, duke penguar prezentimin e një kandidati të qartë për president, qoftë burrë, grua apo një person nga jashtë vendit, me integritet dhe aftësi për postin.
Matoshi theksoi se edhe nëse LDK-ja propozon një kandidat të mirë, PDK-ja do ta refuzonte, dhe e kundërta do të ishte e njëjtë. Sipas tij, opozita duket më shumë konkurente mes veti sesa në përballje me qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.




