Sulmuesi 26-vjeçar i Atletico Madrid, Julian Alvarez, shënoi golin e tij të 24-të në Ligën e Kampionëve gjatë fitores 2-0 jashtë fushe kundër Barcelona në çerekfinalet e sezonit 2025/26.
Me 16 gola për Atletico dhe 8 për Manchester City, Alvarez renditet tani i pesti midis lojtarëve argjentinas në historinë e turneut, duke ndarë këtë vend me Gonzalo Higuain dhe Angel Di Maria. Ai është gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë i Atletico Madridit në Champions, vetëm pas Antoine Griezmann.
Vetëm katër argjentinas kanë shënuar më shumë: Lionel Messi (129 gola), Sergio Aguero (41), Hernan Crespo (25) dhe Lautaro Martinez (25).




