Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar mënyrën se si kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takimet për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, PDK ka pasur vullnet për diskutim të emrave konkretë, por takimet e para i cilësoi si jo serioze dhe pa përmbajtje konkrete.
Hoxhaj theksoi se, sipas tij, deri më tani nuk është ofruar asnjë propozim konkret në këtë proces.




