Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për udhëtimin e tij drejt Londër, në një kohë kur, sipas tij, vendi po përballet me kriza ekonomike dhe politike.
Përmes një reagimi në Facebook, Muharremi tha se nuk është e arsyeshme që kryeministri të largohet nga vendi për disa ditë, kur situata në vend mbetet e rënduar dhe me mundësi për zgjedhje të reja.
Ai theksoi se në rrethana të tilla, takimet jashtë vendit do të mund t’i delegoheshin ministrit të Jashtëm, ndërsa kryeministri të përqendrohej në zgjidhjen e krizave të brendshme, përfshirë rritjen e çmimeve, energjinë dhe situatën ekonomike në përgjithësi.




