Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur respektin për Kushtetutën e Republikës së Kosovës në Ditën e Kushtetutës, duke e cilësuar atë si aktin themeltar që përcakton vlerat dhe rendin demokratik të vendit.
Ai ka theksuar se kjo ditë shërben si moment reflektimi për rrugëtimin drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik, duke nderuar sakrificën e brezave.
Rama ka riafirmuar përkushtimin për forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve.




