Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se sistemi Entry/Exit System (EES) i Bashkimi Evropian ka hyrë në zbatim të plotë në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës.
Ky sistem biometrik regjistron hyrje-daljet dhe zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave, duke identifikuar edhe tejkalimet e qëndrimit.
MPB theksoi se udhëtimi pa viza mbetet në fuqi deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke respektuar kushtet e përcaktuara.




