Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të nuk është ide e re, por praktikë e zakonshme në vendet e Bashkimi Evropian, duke përmendur se në disa shtete është obligative, ndërsa në të tjera jepet në mënyrë tradicionale.
Ai tha se kjo mbetet në dorën e punëdhënësve në Kosovë, por nuk përjashtoi mundësinë e rregullimit me ligj në të ardhmen.
Ndërkohë, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kritikoi Qeverinë për mungesë mbështetjeje ndaj sektorit privat dhe kërkoi trajtim më të barabartë për punëtorët.




