Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur në Gjykata Themelore në Prishtinë, ku po zhvillohet seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.
Gjatë deklarimit të tij, Sveçla ka thënë se nuk e ndien veten fajtor, duke e cilësuar veprimin si akt politik.
“Nuk e ndiej veten fajtor. Akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen e hektarëve të tokës së Republikës së Kosovës”, është shprehur ai, sipas raportimit të Klan Kosova.
Ndërkohë, gjykata ka vendosur që procedura penale ndaj Sveçlës të ndahet nga ajo e të pandehurve të tjerë në këtë rast.
Seanca po mbahet në Prishtinë./eo/




