Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka deklaruar se procesi i intervistimit të kandidatëve për bordet e RTK-së dhe KPM-së nuk mund të zhvillohet në mënyrë paralele.
Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se deputetët duhet të kenë kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e aplikimeve dhe zhvillimin e intervistave profesionale, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për analizimin e CV-ve të kandidatëve.
Sipas saj, procesi kërkon kohë dhe organizim të mirë, pasi disa deputetë janë pjesë e të dy komisioneve dhe nuk mund të marrin pjesë njëkohësisht në intervista.
Kusari ka vlerësuar se çdo nxitim në këtë proces mund të dëmtojë cilësinë e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve, duke theksuar rëndësinë e një procesi transparent dhe profesional.




