Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që e dënoi atë dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e gjashtë muaj burg për nxitje të përçarjes.
Në reagimin e tij, Manxhuka tha se kanë qenë të vetëdijshëm që veprimet e tyre do të preknin interesa të caktuara, duke përmendur zhvillimet në veri të vendit dhe luftimin e grupeve kriminale.
Sipas tij, ndërhyrjet institucionale kanë sjellë ndryshime të mëdha, ndërsa theksoi se qëndrojnë pas veprimeve të tyre.




