Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka sqaruar se dënimi ndaj Arlind Manxhukës dhe Egzon Azemit nuk është përfundimtar dhe mund të zbatohet vetëm nëse konfirmohet nga Gjykata e Apelit.
Sipas tij, vetëm pas plotfuqishmërisë së vendimit nis vuajtja e dënimit dhe lindin pasojat juridike, përfshirë edhe ndikimin në mandatin e deputetit.
Ai shtoi se për pozitën e Manxhukës në Qeveri, vendimi mbetet në dorën e kryeministrit nëse do të ndërmarrë veprime të mëtejshme.




