Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale për aksionin që çoi në sekuestrimin e 17.9 kilogramëve heroinë.
Ai theksoi se lufta kundër narkotikëve është thelbësore për sigurinë publike dhe mirëqenien e të rinjve, duke shtuar se nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj kësaj dukurie.
Sveçla u shpreh se institucionet do të vazhdojnë me vendosmëri luftimin e grupeve kriminale dhe çdo aktiviteti që rrezikon shoqërinë.




