Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka reaguar pas takimit me homologun belg, Maxime Prévot.
Ai theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Belgjikës janë të qëndrueshme dhe të ndërtuara mbi mbështetjen e hershme për shtetndërtimin dhe integrimin euro-atlantik të vendit.
Sipas Konjufcës, në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.




