Në emisionin “Post Big Brother VIP Albania” është zhvilluar një debat mes ish-banorëve dhe moderatorit Ledion Liço, ku nuk kanë munguar as tensionet në studio.
Ish-banori Rogert Sterkaj reagoi ashpër pas një deklarate të Ledionit gjatë finales, ku iu kishte thënë “kujdes me lekët”. Rogerti e konsideroi këtë koment të papërshtatshëm dhe iu drejtua moderatorit me tone të ashpra.
“Më the ‘kujdes me lek’. Po kujdesu ti për lekët e tua mor shok”, tha ai gjatë debatit në studio.
Nga ana tjetër, Ledion Liço sqaroi se komenti i tij ishte bërë në kontekst të rrëfimeve të mëhershme të Rogertit në shtëpinë e BBVA, ku ai kishte folur për vështirësi financiare dhe për përvojën me bixhozin, duke theksuar: “Unë nuk kam një histori me bixhozin”.




