Ndërmarrja Trepça ka njoftuar se ka filluar aksionin për lirimin e një parcele në Mitrovicë e Veriut, duke përfshirë rrënimin e objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore.
Sipas njoftimit, në këtë zonë ndodhen mbi 20 garazhe dhe objekte të cilat, sipas “Trepça”, janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme. Ndërmarrja ka bërë të ditur se më parë është dhënë afat 48-orësh për lirimin vullnetar të hapësirës.
Aksioni po realizohet me mbështetje institucionale dhe do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhim të “Trepça” Sh.A.




