Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, duke fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën politike.
Ajo tha se mungesa e vullnetit politik ka penguar zgjedhjen e presidentit, pavarësisht, siç u shpreh, qasjes konstruktive të opozitës.
Çitaku theksoi se PDK nuk do të marrë pjesë në votimin për presidentin dhe nuk do të sigurojë kuorumin, duke kundërshtuar mënyrën e procedimit nga qeveria.
Sipas saj, zgjedhjet janë paralajmëruar më herët dhe situata aktuale është rezultat i kalkulimeve të gabuara politike.




