Deputeti Fatos Geci ka reaguar ndaj deklaratës së Gani Gecit, i cili kishte thënë se fjalimi i tij në Kuvend është shkruar nga një deputet i VV-së.
Përmes një postimi, Geci ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se fjalimin e ka shkruar vetë në mënyrë spontane.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndalen spekulimet dhe “lojërat” rreth kësaj çështjeje.




