Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja e Metës të rikthehet për rigjykim në Gjykatën e Apelit, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të kësaj të fundit.
Apeli kishte refuzuar kërkesën më 22 korrik të vitit të kaluar, duke e cilësuar si të papranueshme për mungesë baze ligjore.
Pas rekursit të paraqitur, Gjykata e Lartë ka vlerësuar se rasti duhet të shqyrtohet sërish nga Apeli.




