Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e votimit të anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Sipas saj, procesi është zhvilluar pa transparencë të mjaftueshme, pa u prezantuar CV-të dhe informacione të plota për kandidatët, si dhe pa debat të thelluar në komisionin përkatës.
Ymeri ka bërë të ditur se pas këtyre zhvillimeve i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës për të verifikuar integritetin dhe statusin penal të të propozuarve. Ajo e ka cilësuar këtë çështje si shqetësuese për standardet e qeverisjes dhe transparencës institucionale.




