Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë disa projektligje që prekin fusha si ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe çështjet sociale. Në mesin e tyre është edhe ligji për “çmimet tavan”, i cili u votua me 63 vota për, pa kundërshtime apo abstenime.
Me mbështetje të gjerë është miratuar edhe ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, si dhe projektligje për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, shtetësinë, banimin social dhe menaxhimin e ujërave. Opozita ka shprehur kritika për disa prej tyre, duke kërkuar më shumë debat dhe kujdes në zbatim.




