Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar procedurat e shqyrtimit të Projektligjit për Shtetësinë, duke thënë se ai është sjellë në Kuvend me procedura të përshpejtuara dhe pa respektim të afateve ligjore.
Ajo theksoi se organizimi i punës në Kuvend, me mbajtjen e disa komisioneve në të njëjtën kohë, ka pamundësuar trajtimin serioz të projektligjit.
Musliu shtoi se gjatë diskutimeve në komision nuk janë dhënë përgjigje për çështjet e ngritura nga opozita dhe paralajmëroi për rrezikim të sigurisë së brendshme nga ky ligj.
Në fjalën e saj, ajo kritikoi edhe mënyrën e vendimmarrjes në Kuvend, duke pretenduar se deputetët e shumicës po veprojnë sipas urdhrave dhe jo në bazë të debatit parlamentar./EO/




