Të premten fillon Java e Imunizimit 2026, e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Fushata do të zhvillohet nga 24 deri më 30 prill, me moton “Vaksinat mbrojnë të gjitha moshat” dhe do të përfshijë aktivitete në të gjithë vendin për promovimin e imunizimit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.




