Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka përkujtuar dëshmorin Fadil Deliqi në 27-vjetorin e rënies së tij, duke vlerësuar kontributin e tij në luftën për çlirimin e vendit. Ai ka theksuar se Deliqi ishte i angazhuar në çështjet kombëtare që nga vitet ’90 dhe ishte përballur me përndjekje të vazhdueshme nga forcat serbe.
Në postimin e tij, Peci ka kujtuar edhe pjesëmarrjen e Deliqit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zona të ndryshme të Mitrovicës, ku edhe ra në luftë. Ai ka shtuar se dëshmorët mbeten simbol i krenarisë kombëtare dhe ka shprehur nderim për jetën dhe veprën e tij.




