Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka shprehur shqetësim për përdorimin e kontratave njëburimore në prokurimin publik, duke thënë se ato po jepen jashtë procedurave të rregullta.
Ai theksoi se kjo çështje është diskutuar edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është kërkuar sqarim nga Auditorja e Përgjithshme. Sipas tij, këto kontrata duhet të përdoren vetëm në raste emergjente, jo kur ekziston konkurrencë në treg./EO/
Mustafa kërkoi respektim të ligjit dhe hetim të rasteve nga organet e drejtësisë kur dyshohet për shkelje.




