Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit gjatë darkës së korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku ishte i pranishëm presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Në një postim në rrjetin “X”, Osmani tha se ka dërguar lutje për Trumpin, bashkëshorten e tij dhe popullin amerikan, duke vlerësuar reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret amerikan.
Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë, ndërsa Kosova mbetet partner i palëkundur në promovimin e paqes dhe stabilitetit.




